Ministri i Drejtësisë, preshevari Selim Selimi së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj- Stublla, përpos takimit që e patën me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arfin, ata patën takime edhe me firmën private Westline në Preshevë, mandej eme Zyrën për të Rinj, ku u takuan me anëtarët e kësaj organizate dhe shkëmbyen mendime nga më të ndryshmet.
Po ashtu dy ministrat u takuan edhe me organizatat joqeveritare kulturore në zyrën e SHKA “Presheva” në Preshevë ku të pranishëm ishin tre kryetarët: Bashkim Halimi, Xhemaledin Salihu dhe Bilall Maliqi.
Temë e diskutiemve ishin mundësia e bashkëpunimit sa më të afërt me Ministrinë e kulturës së Republikës së Kosovës, në mënyrë që të kemi një linj buxhetore përkrahëse.
Bilall Maliqi, përveç tjerash potencoi edhe problematikën e revistës së vetme politike, kulturore “Nacionali” e cila për shkaqe materiale nuk botohet , por vetën në formë elektronike dhe kërkoi që kjo revistë e vetme serioze në Luginë të Preshevës të ndihmohet dhe përkrahet me anë të projekteve, e që të del në dritë.
Dy ministrat u zotuan që të na takojnë me Minstren e Kulturës, Vlora Dumoshi, që të kemi bashkëpunim me të.
Dy ministrat pastaj vazhduan agjenden e tyre për në komunën e Bujanocit…!
/Nacionali/
No Comment