“Nuk mund të jetë pro-evropiane një qeveri që ministri i saj i policisë krenohet se ofendon shqiptarët”


Mandatarja për postin e Kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, znj.Ana Bërnabiq, paska propozuar z.Aleksandër Vulin për ministër të brendshëm.

Nuk mund të jetë pro-evropiane një qeveri që ministri i saj i policisë krenohet se fyen publikisht pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Kjo nuk maskohet e zbukurohet me themelime të ministrive për të drejtat e njeriut, minoritete dhe dialog shoqëror.

Ministrat e tillë vetëm dëshmojnë mungesën e kapaciteteve demokratike të Serbisë institucionale, si parakusht për bashkëpunim dhe avancim të të drejtave të pakicave kombëtare.

Ky propozim për ministër të brendshëm vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE për Serbinë lidhur me mungesën e respektimit të të drejtave themelore të të drejtave të njeriut e pakicave, shprehjes së lirë dhe sistemit “autokrat zgjedhor”.







/Nacionali/


Previous Në shërbimin e urgjencës në Bujanoc, ka të infektuar me virusin korona…
Next Shkatërrohet murali që falënderonte Shqipërinë e Kosovën në SH.F “Naim Frashëri” në Bujanoc

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *