Në qytetin e Preshevës nga data 04.11.2020, nis Festivali i Komedisë Shqiptare 2020. Ky Festival tradicional do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, në të cilin do të marrin pjesë gjashtë teatro nga shumë troje shqiptare, të cilat para publikut preshevarë do të performojnë për gjashtë ditë.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës z. Valon Nuhiu, deklaroi se edhe pse në kushte pandemie, prapëseprapë Festivali do të mbahet, duke i respektuar në përpikmëri të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, si: vurja e maskave mbrojtëse, dezinfektimi i duarve, distanca sociale, matje e tempertaturës dhe numri i shikuesve do të jetë më i kufizuar.
Orari i shfaqjeve do të jetë ky: 04 nëntor, Teatri i Preshevës, me komedinë “Paraja”, 05 nëntor Teatri i Tetovës, më 06 nëntor Teatri i Qytetit, Gjilan, 07 nëntor Teatri i Podujevës, 08 nëntor Teatri i Tiranës dhe më 09 nëntor Teatri “Hadi Shehu” Gjakovë…
/Nacionali/
No Comment