Gazeta e Alpeve nderon me çmimin “PENA ALPINE”, Ragmi Mustafën, Kryetarin e KKSH-së


“Gazeta e Alpeve” këtë vit në kuadër të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit i ka vlerësuar  me çmimin “PENA ALPINE” , disa ish mësues nga shumica e trojeve shqiptare, duke ua uruar këtë festë tradicionale vjetore.

Siç njoftohet përmes emailit të kësaj gazette,(me e-mail/sms), se “Gazeta e Alpeve” i ka vlerësuar e nderuar me Çmimin “PENA ALPINE” disa prej (ish)-mësuesve në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevë, Mërgatat Shqiptare, për kontributet e tyre shkrimore përgjatë katër viteve kalendarike të botimit të saj.

Nga Lugina e Preshevës, kryetari i KKSH-së z. Ragmi Mustafi, Mastër i Socialogjisë, jurist i diplomuar, publicist, veprimtar politik e shoqëror / Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Luginën e Preshevës/ Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”/Autor me disa shkrime në “Gazeta e Alpeve” nderohet me këtë çmim.

Çmimi “Pena Alpine”, me emrat e të gjithë të nderuarëve, do të botohen në “Gazeta e Alpeve” e rradhës, e 15 marsit 2021. Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, do t’iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse të secilit, ose do të priten evente të ndryshme të pritshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Covid-19. Ju përcjellim njoftimin publik së bashku me urimin nga “Gazeta e Alpeve”: Ta gëzoni çmimin e merituar “Pena Alpine” me shkrime e bashkëpunime të tjera në të ardhmen me gazetën tonë të përbashkët, gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike. “GAZETA E ALPEVE” , Tiranë, 7 mars 2021…

/Nacionali/

Previous Preshevari Shpëtim Memishi me librin e tij të parë!
Next Ja si duket rruga kryesore e Preshevës për 8 Mars!

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *