Bujanoci është ndër qytetet dhe komunat në Serbi ku më pak se 20% e popullsisë është vaksinuar, sipas të dhënave nga Zyra për Qeverisjen Elektronike.
Sidoqoftë, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavloviq, thotë për Juzhne vesti se interesimi për imunizim është i mirë dhe se deri tani janë dhënë rreth 11,000 doza të vaksinave,
Sipas saj, duhet të kihet parasysh se pothuajse gjysma e popullsisë në Bujanoc është nën moshën 29 vjeç, dhe se ata nuk ishin vaksinuar në fillim.
Dr. Pavloviq theksoi se rreth 5,000 njerëz morën dozën e parë dhe të dytë të vaksinës.
Aktualisht, vetëm disa qytete kanë më pak se 20% të qytetarëve të imunizuar të rritur, ato janë Tutini, Novi Pazari, Lajkovci, Mionica, Zagubica, Bujanoci dhe Boljevaci, i tha RTS, sot drejtori i Zyrës për e-Qeverisje, Mihailo Jovanoviq.
/Nacionali/
No Comment