Në fillimin e vitit 2019 lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte deklaruar se mbështetë qëndrimin e liderëve të Luginës së Preshevës që në dialogun me Serbinë duhet të ketë edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës.
Ai kishte potencuar: “Ne mbështesim, qëndrimin që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992”.
Tani, një vit më vonë, Albin Kurti u zgjodh me shumicë votash si kryemininstër i Republikës së Kosovës.
Gjatë fjalimit të tij të parë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti tha që është i gatshëm të e udhëheq dialogun me Serbinë. Marrë parasysh këtë fakt, mbetet të shihet nësë Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës do të përfshijë ne delegacionin e bisedimeve edhe përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës.
/Nacionali /
No Comment