Pas dorëheqjes së kryetarit të kuvendit të komunës së Preshevës z. Sami Salihu, një tjetër “tërmet” e dridhi skenën politike në komunën e Preshevës.
Fjala është për z.v. kryetarin e APN-së dhe i komunës së Preshevës, z. Armend Aliu, i cili po ashtu sot dha dorëheqje nga secili post që ka edhe në komunë edhe në parti.
Dorëheqjen e ka ofruar sot, fill pasi kryetari i kuvendit, z. Sami Salihu u dorëhoq nga posti i kryetarit të kuvendit dhe i dha fund koalicionit qeverisës me APN-në dhe me dy këshilltarët serbë.
Ky mospajtim i z. Armend Aliu, karshi kryetarit të APN-së z, Shqiprim Arifi, daton qysh më herët, përkatësisht kur ishte bërë lista e kandidatëve nga APN për zgjedhje parlamentare e që më i përfoluri për kandidat ishte pikërisht Armend Aliu dhe nga aty veç kanë filluar mospajtimet e tij me kryetarin aktual të komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi.
A do të formojë parti të re politike?
Sigurisht se po, këtë ai e ka paralajmëruar që sot në statusin e tij në fb., se ai do të dalë me një parti të re politike, një alternativë të re, e cila do t’i mbledh njerëz dhe elektorat si dhe do të jetë kryekëput demokratike, ku do t’i përfaqësojë denjësisht interesat e qytetarëve të komunës së Preshevës.
Një gjë duhet ditur se APN-së iu ka ndarë një fraksion, ku do të tubojë një numër të konsiderueshëm të votuesve potencial të APN-së.
Si fillim rrugëtimi i tij politik do të jetë si i pavarur, por me kalimin e kohës ai do të tubojë njerëz që janë pro ndryshimit dhe demokratizimit dhe do të formojë një lëvije të re politike.
Si do ta ketë emrin partia e tij e re ende nuk dihet, por duke u bazuar në fjalët e tij në deklaratë len të kuptojmë se partia e tij do të titullohet “Alternativa Demokratike Shqiptare”.
/Nacionali/
No Comment