Gjatë ditës së sotme, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Anthony F. Godfrey qëndroi në Preshevë dhe në Bujanoc, ku pati disa takime të njëpasnjëshme me udhëheqësit e Luginës së Preshevës, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa si dhe kryetarët e të dy Komunave, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Arifi, në të cilat Ambasadori Godfrey u njoftua me sfidat e shqiptarëve të Luginës.
Më poshtë po ju sjellim deklaratat e liderve pas takimeve me Ambasadorin e SHBA
Kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa u shpreh:
Sot patëm nderin madh dhe kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH. T. Z. Anthony Godfrey, në një drekë pune.

Me Ambasadorin Godfrey bashkëbiseduam për çështjet e rëndësishme dhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Një fokus i veçantë iu kushtua edhe fushëveprimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Njoftova me sukseset dhe të arriturat e KKSH-ës si dhe kërkova mbështetjen për çështjet që duam të adresojmë këtë vit.
Shpreha mirënjohjen për prezencën e ambasadorit Godfrey që shpreh përkushtimin e SHBA-ve dhe seriozitetin e angazhimit në rajon.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha :
Kënaqësi e veçantë takimi me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës �, SH.T. Anthony Godfrey, me të cilin biseduam për shumë çështje të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në përgjithësi e shqiptarët e kësaj ane në veçanti.
Ambasadori Godfrey rikonfirmoi interesimin e Shteteve të Bashkuara për prezencë në rajon dhe përkushtimin e SHBA-ve për mirëqenien e Luginës së Preshevës si një pjesë e ndërtimit të stabilitetit më të gjerë rajonal.

Bashkë me ambasadorin Godfrey u pajtuam që fokusi dhe interesimi i bashkësisë ndërkombëtare në Luginë të Preshevës duhet të rritet.
Ambasadori me këtë rast vlerësoi lartë angazhimin e partive politike për ndërtimin e listës së përbashkët për pjesmarrje në zgjedhje paralamentare si mekanizëm të rëndësishëm për dialog lidhur me sfidat ekzistuese.
Në takim mori pjesë edhe nënkryetarja e PVD-së, Ardita Sinani.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha:
Ambasadori amerikan z. Anthony Godfrey viziton Komunën e Preshevës
Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të akredituar në Beograd z. Anthony Godfrey.

Edhe pse në fillim të detyrës së tij të re z. Godfrey ishte i njoftuar rreth kërkesave tona drejtuar Ambasadave të huaja të akredituara në Beograd, posaqërisht Ambasadës Amerikane.
Fokus të veçant në këtë takim i dhamë çështjeve të teksteve shkollore, përdorimi i simboleve kombëtare, rikthimi i gjykatës themelore në Preshevë dhe finalizimi i hapjes së kufirit Miratoc-Llojan.
Me ambasadorin e nderuar u dakorduam të kemi takime më të shpeshta dhe morëm premtimin se ambasada Amerikane do të jap kontribut në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë si dhe të rrespektohen të drejtat e Shqiptarëve në Republikën e Serbise.
/Nacionali /
No Comment