Gjatë qëndrimit të tij në Luginë, Ambasadorit të SHBA-ve nga ana e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar iu dha edhe një dhuratë mjaftë interesante dhe simbolike.
Një pikturë e artistit me famë botërore, e që vjen nga Lugina e Preshevës, Adrian Limani, i cili është mjaft i talentuar dhe ka bërë famë në shumë vende te botës për fotografitë e tij në “Fine Arts”, dhe talenti i tij është tashmë i njohur, ku për të ka shkruajtur edhe gazeta prestigjioze britanike, Daily Mail.

“Me anë të kësaj dhurate, deshëm që të prezantojmë potencialin, punën dhe talentin e të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, e që për shkak të rrethanave, e kanë vështir të veprojnë dhe të shprehin talentin e tyre, por përgjatë gjithë vështirësive, ata po ja dalin dhe me forcat e tyre po tregojnë vlerat tona”, potencoi kryetari Mustafa.
Vlen të theksohet se Ambasadori i SHBA-ve po qëndron në Luginë ku dhe ka pasur një mori takimesh duke u njoftuar me gjendjen në Luginë të Preshevës dhe më gjerë.
No Comment