Memorandum Bashkëpunimi në mes të Këshillave Kombëtar Shqiptar!

Read More

Kryetari Mustafa priti në takim përfaqësues të Ambasadës Holandeze

Read More

Yzeir Sadiku plagë që gjakos gjeografinë shpirtërore

Read More

Dita e martë, gjithherë ka qenë dita kur tregtarët i”a kanë mësyrë fshatit Bilaç, i cili është në Komunë të Bujanocit. Bazuar në të dhënat e shumë fshatarëve, ku ata rrëfejnë se sa i rëndësishëm ka qenë tregu i këtij fshati i cili u ka bërë të mundur që Preshevës, Bujanocit, e madje edhe rrethit …

0 14

Të shtunën më 17.09.2022, Teatri i Qytetit” i Shtëpisë sëKulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, do të marrë pjesë nëFestivalin e Teatrove Othello, të qytetit të Gostivarit. Në mbrëmje, para dashamirëve të skenës,  aktorët do tëparaqiten me shfaqjen “ Tri mendje në ankand”, të autoritFerdinand Hysi. Në këtë shfaqje do të luajnë: Gani Veseli, Valon Nuhiu, ArtanIbishi ,Egzona Salihu dhe  Gjelbrim Emini. Skenografia , Nexhat Boriçi, ndriçues, Xhemal Hasani. Regjia, Afeida Boriçi. Shfaqja do të jepet prej orës 20.00. Ky Festival ka karekterin garues… /Nacionali/

0 8

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krahsnica” në Preshevë hapëaudicion për aktrim, për nxënës, talentë në fushën e aktrimit. Në audicion kanë të drejtë të marin pjesë nxënësit e shkollavefillore nga komuna e Preshevës. Në njoftimin e drejtorit të këtijinstitucioni thuhet, se koha e përgatitjes së talentëve është derinë datën 15.10.2022. Ai fton mësimdhënësit e gjuhës dhe të letërsisë shqipe që tëpunojnë në zbulimin e talentëve të rinj në këtë fushë të artit. Në vazhdim e paraqesim njoftimin e drejtorit të Shtëpisë sëkulturës, z. Kujtim Sadriu. #NJOFTIM Njoftohen të gjitha shkollat fillore të komunës së Preshevës, se së shpejti Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, do të hapë audicionin për aktrim, për nxënësit e talentuar nëfushën e aktrimit. Porosisim mësimdhënësit e gjuhës dhe të letërsisë shqipe tëpunojnë në zbulimin e nxënësve që kanë prirje për këtë fushë tëartit, të bëhen pjesë e këtij audicioni, i cili do të hapet për herë tëparë në institucionin tonë. Pjesë e audicionit do të jetë juria profesionale e fushëspërkatëse, e cila do të japë mendimin e tyre, lidhur me fituesit e këtij audicioni. Pasi ta mbarojë punën juria profesionale, lidhur me fituesit e audicionit, pastaj me dhjetë fituesit e parë, do të realizohen dyshfaqje, në dy grupe. Koha e përgatitjes së talentëve është deri më 15.10.2022. Emrate nxënësve për pjesëmarrje në audicion, të dorëzohen te z. BilallMaliqi, punëtor i këtij institucioni. Për datën e mbajtjes së audicionit, do të njoftoheni me kohë. Ud. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë /Nacionali/

0 14

Doli nga shtypi libri me titull “Familja Agushi album me fotografi dhe fjalë” i profesorit Nexhat Agushi, botues shb“Lena” në Prishtinë, 2022. Përveç fotografive kolor, albumi ka edhe shënime, përshkrime, të dhëna, dokumente e në veçanti portrete dhe fotografi të tëgjithë anëtarëve të familjes së gjerë, brez pas brezi, që nga viti1878, deri në vitin 2022. Libri ka 74 faqe të formatit A/4. Autori i këtij albumi, profesori i gjuhës angleze nga Shoshaja e Poshtme, komuna e Preshevës, ka në dorëshkrim edhe libra tëtjerë, por në përfundim e sipër e ka libin “Monografia e Shoshajës së Poshtme”. /Nacionali/

0 10

Pas shfaqjes së suksesshme  të komedisë “Vdekja dhevirgjëresha” të luajtur në Festivalin “Etno Fest” në Kukaj, nëkushte jashtëzakonisht jo të favorshme, me reshje të pandërpreratë shiut, Teatri i Preshevës, vazhdoi rrugëtimin e tij edhe në nëFestivalin e Teatrove në qytetin e Suharekës, ku aktorët e Teatrittë Qytetit të Preshevës u paraqitën me komedinë ” Tri mendje nëankand”.  Aktorët tanë me paraqitjen e tyre, treguan seriozitet dheshpërfaqën vlera të larta artistike. Në këtë shfaqje luajtën këta aktorë: Gani Veseli, Valon Nuhiu, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi dhe  Egzona Salihu, në regji tëAfeida Boriçit. Ky sukses u dëshmua nga duartrokitjet e publikut të nderuarsuharekas.  Pas shfaqjes nga organizatori Teatri i Qytetit u nderua me Mirënjohje. /Nacionali/

0 10

Në orët e mbrëmjes të datës 4 shtator, është kapluar nga zjarri punëtoria e pronarit Orhan Hajrullahu e cila merrej me përpunimin e drurit gjegjësisht zdrukthtarisë. Pronari i saj z. Orhani, shprehet mjaft i indinjuar sepse mundi dhe djersa e tij, gjatë njëzet viteve shkoi dëm. Fondi Humanitar “Corrotica” me seli në Zvicërr doli me …

0 85

Skulptori i mirënjohur shqiptar, mjeshtri, Hevzi Nuhiu, i cilivjen nga Presheva dhe jeton dhe vepron në Itali, është nderuarme mirënjohje të veçantë, me motivacion “Artist i Merituar iArbërisë”. Skulptori Nuhiu u nderua për krijimi, prodhimin, promoviminartistik, letrar e muzikor arbëresh, duke transmetuar vlerat nëkujtesën historike të popullit midis komuniteteve përkatëse, nëzonat albanofone të Evropës dhe në marrëdhënietndërkombëtare. Mjeshtri i njohur, Hevzi Nuhiu, ka marrë çmime, mirënjohje dhedekorata të shumta, lidhur me punën e tij në krijimtarinë e artitnë përgjithësi. Ai ka pasur një numër të madh të ekspozitave si në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri e në Luginë të Preshevës, me tëcilat ka sheshuar vlerë të jashtëzakonshme. Kjo mirënjohje e lëshuar në shtetin e Italisë, forcon edhe mëtutje bindjen te të gjithë atdashësit dhe nga kritika e kësaj lëmietë artit, sepse vërtetë kemi Të bëjmë me një mjeshtër të vërtetëtë skulpturës… /Nacionali/

0 32

Doli nga shtypi libri mëi ri i preshevarit Mr. Shkëlzen Limanime titull “Në malin e shpirtit të shqiptarëve”, botues “Lena” Prishtinë, 2022. Në brendinë e librit paraqitet një rrëfim ndryshe për Malin e Tomorit. Përvojat interesante të autorit në pelegrinazhin e Çukësnë Kulmak, në identifikimin e vendeve dhe të metodave me karakter shërimi shpirtëror e fizik. Misteret e asaj maje mali nëBerat dhe përshkrimi interesant i qëndrimit disa ditor në vendine Dodonës së Zeusit, mund t’i gjeni brenda librit ” Në malin e shpirtit të shqiptarëve”.  Libri nuk ka karakter fetar, por shtjellon tematikat e shërimitreligjioz dhe përkushtimi i prindërve ndaj ceremonive tëndryshme për përmirësimin e gjendjes fizike e shpirtrore. Mr. Shkëlzen Limani, përveç këtij libri, ai ka botuar edhe“Monografia e arsimit parashkollor në Preshevë” dhe dy libra tëtjerë profesional… /Nacionali/

0 24

Në të gjithë shkkollat e komunës së Preshevës ka filluar, viti i ri i shkollor poashtu edhe në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në fshatin Raincë. Orari i mësimit ka filluar me mënyrë të rregullt, dhe numri i nxënësve në këtë vit shkollor mbetet stabil, kur dihet se shumë të rinjtë i’a kanë mësyer Europës. Drejtoria …

0 26

Në Shkollën Fillore “Migjeni” në Caravajkë më datë 27. 08. 2022, u mbajt kampi i organizuar nga dy shoqata turke “Besader” dhe “My Nime” nga mosha shtatë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç. Në këtë aktivitet ishin të përfshir disa lojëra si: futboll, volejboll, shigjeta, gjithashtu realizuan edhe shumë aktivitete të si garat, ngrënia e mollëve, garat …

0 6