Memorandum Bashkëpunimi në mes të Këshillave Kombëtar Shqiptar!

Read More

Kryetari Mustafa priti në takim përfaqësues të Ambasadës Holandeze

Read More

Yzeir Sadiku plagë që gjakos gjeografinë shpirtërore

Read More

Në komunën e Medvegjës, KKSH-ja pas një periudhe të gjatë e hapi zyrën e saj, e cila është në shërbim të qytetarëve shqiptarëtë Medvegjës, të cilët hallet dhe problermet e panumërta që ikanë pasur dhe vazhdojnë t’i kenë, i drejtohen kësaj zyreje, kuështë në shërbim të tyre, zyrtarja e KKSH-së, dega në Medvegjë, zonjusha Lirona Zuka. Sipas Lirona Zukës, nuk është hera e parë që tentohet demolimi izyrës, porse ky është tentimi i tretë me radhë. Lidhur me këtë, zyrtarja e ka lajmëruar policinë. Po ashtu, zyrtarja e ka njoftuar edhe OSBE-në. Ajo shpreson që këto aktetë mos jenë të ndikuara politikisht. Lidhur me këtë, zyrtarja në fjalë shprehet: Prap, per te 3 here me radhe qe po provohet demolimi e demtimii zyres se Keshillit Kombetar Shqiptar ne Medvegje! Gjate dites se sotme, eshte verejtur prap, kesaj radhe ne tentiminper grisjen e mbishkrimit e logos se KKSH, demolimi dhedemtimi i zyres se KKSH ne Medvegje. Javen e kaluar kemi njoftuar rastin pothuajse te njejte ne polici, kurse jave me pare eshte provuar demtimi i deres dhe hapja me dhune e zyres se KKSH.  Si e angazhuar e kesaj zyre ne Medvegje shpreh shqetesimet se keto akte nuk i kontribuojne bashkejeteses ne kete komune. Duke shpresuar qe te tilla veprime nuk jane te nxitura politikishtdhe nuk kane per qellim frikesimin e komunitetit shqiptar ne Medvegje, presim nga organet e rendit dhe sigurise te merrenme seriozisht me rastin ne fjale, qe si i tille mos te perseritet.  Gjithashtu gjate dites kemi njoftuar edhe Organizaten per Siguridhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) lidhur me rastin. Provokimet dhe incidentet ne Medvegje ne asnje menyre nuk isherbejne situates ne rajon, dhe si te tilla, duhet te denohen ngate gjithe akteret e kesaj komune edhe ashtu me probleme temedha ekonomike e sociale! /Nacionali/

0 26

Në Beograd u mbajt Grupi Punues në kuadër të Ministrisë për tëDrejtat e Njeriut. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe  përfaqësuesii Shoqatës për Inkluzion nga Presheva, në kuadër të Ministrisëpër të Drejtat e Njeriut, minoriteteve dhe Dialogut Social. Grupa punuese me përfaqesues ndërministror e nga sektorishoqërisë civile tash e disa muaj ka punuar për hartimin dhepropozimin e “PLANI VEPRIMIT PËR ARRITJEN E TË DREJTAVE TË MINORITETEVE KOMBËTARE PËR PERIUDHËN 2022-2025”. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e pakicavekombëtare që jetojnë në Serbi… /Nacionali/

0 5

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa. Interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishin tema qendrore e diskutimit. Bashkëpunimi mes nesh është i rëndësishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave …

0 32

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” nëPreshevë u përuruan dy vepra të shkrimtarit preshevar JasharEsati, i cili jeton dhe vepron në SHBA: “Stinëve tëmallëngjimit” dhe romanit “Kohë e pamposhtur”. Ky përurim u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë. Përurimin e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Shkirmtarëve“Feniks”,  Bilall Maliqi, i cili foli për rëndësinë e përurimit dhetë botimeve të librave, më pas fjalën e mori edhe drejtoresha e Bibliotekës, zonja Mimoza Saqipi, e cila në emër të , e uroiautorin, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtutjeshme nëkrijimtarinë letrare. Pati edhe deklamime poezish nga libri i autorit. Për të dy librat në fjalë, foli redaktori i librave Bilall Maliqi, icili çmoi lart punën krjiuese të shkrimtarit Jashar Esati. Pati edhe dikutime për librin nga shkrimtari Mustafa Ismaili. Në fund autori i librit, shkrimtari Jashar Esati i falënderoi tëpranishmit që ishin pjesë e përurimit të dy librave të tij, duke thënë se me pjesëmarrjen tuaj e madhëruat përurimin e librave tëmi. Para se të nis ora letrare, kryetari, Maliqi ftoi për një minutëheshtje me rastin e 10 vjetorit të ikjes në amshim tëprofesoreshës dhe poeteshës, Sadete Presheva. Në orën letraremorën pjesë dhe lexuan: Jonuz Fetahaj, Mustafa Ismaili, AvniShaqiri, Bilall Maliqi, Shaban Emini, Valbona Hasani, HalimHasani, Jashar Esati, Rumejsa Jakupi, Anika Saiti dhe Maida Salihu… /Nacionali/

0 30

Ka shumë kohë që hekurudha që lidh Preshevën me Europën, gjegjësisht në fshatin Bukurocë ka mbetur në mëshirën e fatit. Fshatarët e Bukurocës dhe Corroticës, rrëfejnë se ky stacion dikur shërbente si urë lidhëse me Europën, ku dhe tregtia ishte goxha e mirë sepse përmes këtij stacioni njerëzit, e kishin edhe më të lehtë udhëtimin. …

0 10

Dje në hapësirat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari, Mustafi, priti në takim inxhinierin e njohur të elektrotekonkës, elektronikës dhe të It-së,  z. Hysamedin Ahmeti-Hyska, i cilikryetarit Mustafi i dhuroi kompletin e librave të botuara, shtatësosh, të gjitha voluminoze. Kryetari, Mustafi e përgëzoi për punën e bërë jo vetëm nëkompletin e librave, por edhe në video incizimet e bëra ngaprofesori gjatë kohës së Pandemisë. Lidhur me këtë, kryetari Mustafi në llogarinë e tij të fb-sëshkruan: Dje  pata kënaqësinë të mirëpres profesorin e elektroteknikësHysamedin Ahmeti – Hyska.  Profesori ka kryer studimet universitare në fakultetin e elektroteknikës dhe po ashtu një vit specializim në teknologjiinformacioni. Aktualisht, punon në shkollën e mesme teknike nëPreshevë dhe ka botuar tekste mësimore në lëndët bazike tëelektroteknikës, të cilët i ka siguruar pa pagesë për nxënësit e shkollës. Edhe atë: “Bazat e përgjithshme të elektroteknikës” “Bazat e elektroteknikës 1” “Bazat e elektroteknikës 2”, “Elektronika” “Elektronika 1”“Elektronika 2” dhe “Bazat e dirigjimitautomatik”. Gjithashtu, me vetë iniciativë gjatë pandemisë COVID 19, ka regjistruar mbi 50 njësi mësimore në platformën online, duke uasqaruar mirë nxënësve të gjitha njësitë mësimore, të cilat i kishteme plan program. /Nacionali/

0 34

Fjalorët gjithherë kanë qenë, shënjestër e enciklopedistëve, intelektualëve, profesorëve e madje çdo qytetari që ka dashur të thellohet në shkencë. E pikërisht, fjalori historik i autorëve prof. dr. Ramiz Abdyli nga Shkupi, dhe prof. Ismet Bajrami para lexuesve kanë nxjerrë fjalorin e tyre duke u mbështetur në ngjarjet historike dhe termat që historianët më eminentë …

0 6

Në rrugën e gurëthyesit që lidhë Preshevën me StacioninHekurudhor, përskaj rrugës shihen mbeturina nga më tëndryshmet, përfshirë edhe mjete sanitare shtëpiake, të cilat gjatëverës kundërmojnë aromë të pakëndshme si dhe ndotin në masëtë madhe ambientiun jetësor. Po në këtë rrugë shihet edhe njëdeponi e egër ku  qytetarët e papërgjegjshëm hudhin mbeturinatdhe mjete të forta nga prishjet e shtëpive, gjë që ia japin njëpamje të rëndë kësaj pjese të qytetit.  Përveç që këto mbeturina nuk hiqen, ato çdo ditë e më shumështohen, gjë që japin një pasqyrë shumë të keqe për Preshevën. Mos përgjegjshmëria qytetare dhe niveli mjaft i ulët i qytetarëvekanë bërë që në shumë pjesë që rrethohet Presheva të kenë këtëpanoramë të zymtë. Inspekcioni komunal duhet me urgjencë të dalë në vendin e ngjarjes, ta inspektojë dhe të marrin masa ligjore për ata qëhedhin mbeturina, si dhe kompania për pastrim t’i pastrojë atovende të cilat janë të ndotura nga faktori njeri… /Nacionali/

0 3

Vështrim Emine Murseli është poete e cila shkruan rrallë, por  vargu i saj del vrullshëm nga brendia e shpirtit të saj poetik. I shkruan përditshmërive, poezi emocionale, të cilat lexuesin e kthejnë në retrospektivë, duke shkrirë ngjarjet në vargje poetike, të cilat japin një ngjyrim herë dhembës e herë emocionale, duke sheshuar ngjarje e duke …

0 10

Në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u shfaq premiera e filmit me metrazh të shkurtër me titull” Temas” i autorit Azem Halimi. Në këtë premierë morën pjesë dashamirë të kulturës si dhe delegacioni nga Repubplika e Shqipërisë, të cilët e madhështuan këtë premierë, ku i pranishëm ishte edhe opinionisti i njohur …

0 5