
Këto janë skenaret e mundshme për ta parandaluar përhapjen e COVID-19!
Në javën e fundit, për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike në Vranjë dhe tre qytete të tjera serbe (Novi Pazar, Tutin dhe Kragujevac), u paraqit një situatë emergjente. Sipas ekspertëve, shumica e njerëzve janë të infektuar në Beograd, kryesisht në mesin e popullatës më të re, kjo është arsyeja pse disa ditë më parë …

Të shtunën do të përurohen dy libra në Preshevë
Të shtunën më 04 korrik 2020, përurohen dy libra të karakterit islam: libri “1000 pyetje dhe përgjigje rreth islamit” i autorit, dr. Muhammed Ibrahim el Masri dhe libri tjetër po ashtu i karakterit islam me titull “Problemet edukative në jetën e fëmijëve tuaj”, i autorit Muhamed Reshid El-Uvejd.Të dyja këto libra i ka përkthyer nga …

Politikanja, Majlinda Sulejmani, porosi për bashkatdhetarët !
Politikanja shqiptare Majlinda Sulejmani nga Zvicra, ka një porosi për mërgimtarët, të cilët për shkak të Pndemisë COVID 19, shumica e tyre për shkaqe sigurie nuk do të mund të udhëtojnë për pushime në vendlindjet e tyre, bën një porosi sa të drejtë aq edhe të arsyeshme për mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në …

UINP hapë konkurs për regjistrim për vitin akademik 2020/2021
Universiteti Intetnacional i Novi Pazarit dega në Preshevë shpall konkurs dhe ofron këto mundësi studimi: STUDIMET THEMELORE-240 ESPB: FAKULTETI FILOLOGJIK ( studimet themelore/ 4 vjeçare) Departamenti: *GJUHË DHE LETËRSI SERBE……/ 15 studentë; *GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE…../30 studentë; *GJUHË DHE LETËRSI GJERMANE ………./30 studentë; FAKULTETI I SHKENCAVE PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI (studimet themelore 4 vjeçare) Departamenti: *EDUKATORË I FËMIJËVE …

Sot rivotohet ne 9 qendra vendvotimi në Komunën e Bujanocit
Më 26.06.2020 Komisioni Republikan Zgjedhor ka anuluar 9 qendra vendvotimi në komunën e Bujanocit, në mesin e tyre edhe disa vendvotime me popullësi shumicë shqiptare, si: Vendvotimi nr.1. Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” Tërnoc (kuzhinë)Vendvotimi nr.10. KonçulVendvotimi nr.15. LluçanVendvotimi nr.16. DobrosinVendvotimi nr.52. Shkolla fillore “Naim Frashëri” Bujanoc,me ç’rast janë anuluar mbi 2000 vota për listën shqiptare. …

Masat e reja: Obligative vënja e maskave dhe dorezave nëse keni punë në objektin e Administratës komunale.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës!Për shkak të rikthimit të pandemisë COVID-19 në qytetet përreth, si dhe për shkak të hapjes së kufijve për qarkullim masiv të qytetarëve, poashtu në bazë të rregullave të përcaktuara nga instancat e larta shtetërore, ju njoftojmë që tani e tutje, hyrja në objektin e Administratës komunale bëhet me …

Në komunën e Preshevës a përfunduar faza e parë e renovimit të hapësirave të Administratës komunale në pjesën e re!
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e facebook të komunës së Preshevës, ku ndër të tjera thuhet : Në kuadër reformimit të Administratës komunale për rritje të performancës së saj, është bërë renovimi i ambienteve të punës së Administratës komunale të pjesës së re, ku janë rregulluar dyshemetë …

Cakaj thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të mbështetur listën e përbashkët ADSH-Lugina e Bashkuar
Përmes një postimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ka ftuar qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës për të mbështetur listën e përbashkët për zgjedhje parlamentare, ADSH-Lugina, duke theksuar që ky projekt është vetëm pikënisje e një pune të përbashkët, për t’i trajtuar të …

Është blerë Autoambulanca e premtuar …
Nga pakoja e ndihmës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me 200.000 euro për komunën e Bujanocit sot është blerë autoambulanca me pajisje të përosura, në të cilën gjenden: defibrilatori, aspiratori, dërrasa spinale, seti për reanimim, ekg, karrika kardiologjike, shtrati për politraumë dhe ultrazë. Kohë më parë, kryetari i komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi, …

Maturën e vogël e kaluan 400 nxënës në Komunën e Bujanocit
Në shkollat e komunës së Bujanocit, sipas shënimeve të Departamentit kompetent të Shërbimeve Publike, klasën e kanë ndjekur gjithsejt 399 nxënës, 172 në shkolla ku zhvillohen mësime në gjuhën serbe dhe 227 në shkollat shqipe. Testi në gjuhën amtare u mor nga shumica dërmuese e klasëve të teta, si pjesë e një diplomimi tre-ditor të …