Bombola e gazit u merr jetën tre fëmijëve në Rramanli të Kumanovës


Ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ramanli të Kumanovës. Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, nga eksplodimi i një bombole të gazit që ka ndodhur në një shtëpi, tre fëmijë kanë humbur jetën ndërsa edhe 6 familjarë tjerë janë të lënduar. Sipas këtyre informacioneve dëshmitarët okular kanë thënë se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Rastin e kanë konfirmuar nga policia e Kumanovës. Ndërkohë, nga Spitali i Kumanovës kanë njoftuar se 6 personat me djegie të rënda, për shkak të seriozitetit të plagëve janë nisur drejtë Qendrës Klinike në Shkup. Aktualisht një prokuror dhe një ekip i policisë po kryejnë inspektime në terren.

Previous Mbi 60 gazetarë nga Unioni Gazetarëve të Shqipërisë vizitë në Luginë të Preshevës
Next Në Preshevë anashkalohet gjuha shqipe nga pushteti lokal

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *