Xhemaledin Salihu, botoi librin e tij të radhës. Kësaj radhe ai para lexuesve doli me një libër të ri dhe të veçantë me titull “ Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës”.
Redaktor i librit është shkrimtari, Jonuz Fetahaj, recensentë: Dr. sc. Veton Zejnullahi dhe
Sami N. Agushi
Në këtë libër janë të përfshira mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës dhe të disa fshatrave, të cilat gravitojnë në komunën e Preshevës.
Ky libër me gjithë vlerën që e ka, është një “letërnjoftim” për të gjithë ata që duan dhe dëshirojnë të dijnë më tepër për Preshevën, vendbanimet e saj dhe toponimet interesante që ka.
Libri në fjalë së shpejti do të shpërndahet nëpër bibliotekat tona dhe të rajonit, në mënyrë që ta gjejë udhën deri te lexuesit kureshtarë.
Xhemaledin Salihu ka botuar edhe libra të tjerë të karakterit monografik.
Aktualisht është kryetar i Shoqatës së Teashëgimisë dhe të Krijimtarisë Kulturore…
/Nacionali/
No Comment