Bujanoci në grupin e komunave me më pak qytetarë të vaksinuar


Bujanoci është ndër qytetet dhe komunat në Serbi ku më pak se 20% e popullsisë është vaksinuar, sipas të dhënave nga Zyra për Qeverisjen Elektronike.

Sidoqoftë, drejtoresha  e Qendrës Shëndetësore, në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavloviq, thotë për Juzhne vesti se interesimi për imunizim është i mirë dhe se deri tani janë dhënë rreth 11,000 doza të vaksinave,

Sipas saj, duhet të kihet parasysh se pothuajse gjysma e popullsisë në Bujanoc është nën moshën 29 vjeç, dhe se ata nuk ishin vaksinuar në fillim.

Dr. Pavloviq theksoi se rreth 5,000 njerëz morën dozën e parë dhe të dytë të vaksinës.

Aktualisht, vetëm disa qytete kanë më pak se 20% të qytetarëve të imunizuar të rritur, ato janë Tutini, Novi Pazari, Lajkovci, Mionica, Zagubica, Bujanoci dhe Boljevaci, i tha RTS, sot drejtori i Zyrës për e-Qeverisje, Mihailo Jovanoviq.

/Nacionali/

Previous Të hënën Karvani i Shkrimtarëve i Luginës në fshatin Zhunicë
Next Ka ndërruar jetë kamaramani i i pari në Preshevë, Reshat Selimi- Aga.

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *