Deputeti Avni Dehari: Beogradi po e institucionalizon gjuhën e urrejtjes…


Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, shkrimtari i njohur dhe aktivisti i çështjes kombëtare, Avni Dehari, dënon ashpër gjuhën e urrejtjes, e cila sipas tij po institucionalizohet nga gjykata serbe në Beograd, lidhur me termin “shiptar” të përdorur nga Ministri Vulin.

Ai përkrahë kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafin, i cili pati denoncuar Ministrin në fjalë për termin fyes që e kishte përdorur dhe po e përdorë edhe tani.

Lidhur me këtë deputeti Avni Dehari në llogarinë e tij në fb. Shkruan:

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa që nga 25. 6. 2019 është në luftë maratonike për drejtësi kundër Aleksandër Vullinit, ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Serbisë dhe institucioneve të drejtësisë të këtij shteti, që po bëjnë çmos që termit fyes “šiptari”, për shqiptarët në përgjithësi, t’i japin bazë juridike.

Ky qëndrim ksenofob ndaj shqiptarëve i shumë pushtetarëve të Serbisë dhe i institucioneve të shtetit të tyre as nuk është i ri, as nuk është i papritur për ne.

Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Apelit në Beograd me vendime të padrejta, madje edhe në kundërshtim me kushtetutën e tyre, duke e mbështetur termin fyes “šiptari” duan ta institucionalizojnë gjuhën e urrejtjes ndaj popullit tonë që në të ardhmen çdokush që dëshiron në Serbi të na fyejë me termin “šiptari” duke u mbështetur edhe në kushtetutën e tyre.

/Nacionali/

Previous Forumi rinor "RAHOVICA"
Next Artan Murati: "Shqiptarët e Luginës që kanë mbi 5 vite në Kosovë do të pajisen me shtetësi të Kosovës!"

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *