Edhe vaksinimi i popullatës transferohet në Stacionin Hekurudhor


Zyra për vërtetim të libreezave të shëndetësisë dhe të dokumentacioneve të tjera shëndetësore e komunës së Preshevës, gjendet në Stacionin Hekurudhor.

Duke e ditur që popullata e komunës së Preshevës po përballet me këtë problem të largësisë së kësaj zyreje prej 3 kilometrave nga qyteti dhe mosmundësia e shumicës së popullatës të frekuentojnë për nevojat e tyre, duke përfshirë pleq, të cilët obligohen që me taksi të shkojnë, e të kthehen ndoshta pa mbaruar punë, është dashur që një pjesë e kësaj zyreje të transferohet në qytet, në mënyrë që popullata të kenë komoditet sa i përket kryerjes së punëve të tyre në aspektin shëndetësor.

Edhe me insistimin e të gjithë kryetarëve të komunës së Preshevës, që një zyrtar të transferohet në Preshevë, kjo ende nuk ka ndodhur.

Tani edhe vaksinimi i popullatës për Covid është transferuar në Stacionin Hekurudhor, gjë që edhe më tepër e kanë rënduar gjendjen e popullatës së komunës së Preshevës.

Një gjë dihet se në këtë rast pala e dëmtuar janë qytetarët e komunës së Preshevës.

/Nacionali/

Previous Përurohet libri “FOLEJA E LUMTURISË” e autores Anika Saiti.
Next Plejada e re e shkrimtarëve në Preshevë

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *