“Faleminderit heronj dhe rri n’shpi”


Në stendën e afishimit të vendosur nga komuna e Preshevës, tek parkingu i po kësaj komune, ngjitas me xhaminë “Ibrahim Pasha” në Preshevë, shkruan mbishkrimi “Faleminderit heronj dhe rri nshpi”.

Nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë territorin e Serbisë, për shkak të  Pandemisë Covid 19, nga komuna e Preshevës nuk është vendosur asnjë stendë afishimi për t’ua rikujtuar të gjithë qytetarëve të komunës masat e shtetrrethimit që i ka vu Qeveria e Serbisë për ta parandaluar zgjerimin e Pandemisë.

Kjo stendë afishimi është vendosur në një kthinë ku nuk mund të shihet nga njerëzit, meqenëse frekuentimi i popullatës është shumë i pakët në këtë pjesë të qytetit.

Ky mbishkrim është dashur të jetë tek stenda  afër shtëpisë së shëndetit, ku ka frekuentim të madh të njerëzve, apo të shtypen mbishkrime e të ngjiten nëpër vende publike.

Megjithatë, kjo stendë e ka dykuptimshmërinë: “Faleminderit heronj”, kjo u dedikohet të gjithë mjekëve, infermierëve që janë në krye të detyrës dhe e dyta, bën thirrje popullatës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre…

/Nacionali/

Previous E përsërit Ragmi Mustafa : Të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës
Next Poezi me ngjyrime emocionale

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *