Për herë të parë një film nga Kosova fiton në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë
Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina është shpallur fitues në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë.
Me këtë rast, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi përmes rrjetit social të facebookut u shpreh e lumtur për këtë çmim në këtë Festival të rëndësishëm të filmit.
“Më gëzoi lajmi që filmi ‘Exil’ nga Visar Morina, fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Sarajevë. Uroj nga zemra regjisorin kosovar Visar Morina si dhe ekipin realizues të filmit për këtë arritje të rëndësishme për kulturën e Kosovës në përgjithësi.Suksesi i filmit shënon dhe dëshmon cilësinë dhe avancimin që ka arritur kinematografia e Kosovës ” tha ministrja Dumoshi.
Nga pozita e ministres dhe nga pozita ime personale gëzohem që filmi i cili është financuar nga MKRS përmes QKK-së ka arritur sukses në kinematografinë evropiane. MKRS do të përkrahë gjithmonë iniciativa dhe projekte filmike që kanë kualitet të nivelit evropian dhe me anë të të cilave prezantohet shtetin dhe kultura jonë në arenën ndërkombëtare” u shpreh ministrja Dumoshi.
/Nacionali/
No Comment