Në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, u organizua ekspozita personale e pikturave të piktores së mirënjohur preshevare Lindita Beqiri.
Për ta ndjekur këtë ekspoozitë morën pjesë dashamirë të artit dhe të cultures, të cilët i vizituan të gjitha pikturat e piktores në fjalë.
Për ta nderuar këtë eveniment mori pjesë edhe kryetari i komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi, i cili në fjalimin e tij foli fjalë të mira për piktoren si dhe e shpalli të hapur hapësirën apo sallën multifunksionale kulturore, e cila sipas tij do t’u shërbejë OJQ-ve që merren me kulturë.
Shtëpia e kulturës, përkatësisht drejtori i saj z. Valon Nuhiu e nderoi me mirënjohje piktoren tonë, e cila më pas falënderoi shtëpinë e kulturës, familiarët e saj, të pranishmit dhe kryetarin e komunës për përkrahje të ekspozitës.
Ajo në fjalën e saj shtoi se ndjehet e lumtur kur në qytetin e saj të lindjes pas çdo ianugurimia apo ndonjë pune të vlefshme nderohen njerëzit e cultures, siç është edhe vetë ajo.
Për ta bërë më tërheqëse këtë ekspozitë, me pika muzikore u paraqitën vëllezërit Aliu.
Në fund për të pranishmit u shtrua një koktl rasti.
Ekspozita do të ngelet e hapur për katër ditë…
/Nacionali/
No Comment