Biblioteka e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë mbajti një mbledhje komemorative për të ndjerin Besnik Osmani, i cili kohë më parë ishte zhdukur dhe pas 40 ditëve u gjet i vdekur buzë lumit të Llapushnicës në mes të fshatit Llofcë dhe Buricë të komunës së Gjilanit.

Pasiqë u nderua me një minut heshtje, fjalën e mori drejtori i Bibliotekës z. Reshat Neziri, i cili e çmoi lart punën e tij disa vjeçare në Bibliotekë.
Në këtë mbledhje komemorative morën pjesë punëtorët e Bibliotekës e më pas një delegacion i udhëhequr nga drejtori Reshat Neziri ishte për ngushëllime edhe në shtëpinë e të ndjerit në fshatin Gerajt.
I ndjeri, Besnik Osmani kishte rolin e kontabilistit në këtë institucion ku është themelues komuna…
/Nacionali/
No Comment