Ministri Cakaj takime të ndara me liderët e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare


Ministri në detyrë për Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj, nga dje është në një vizitë tre ditore në Luginë të Preshevës.


Dje me të mbërritur në Preshevë dha një intervistë të drejtpërdrejtyë për Tv klan Kosova, gazetarit Kushtrim Sadiku, ku iu përgjigj disa pyetje të këtij gazetari.


Gjatë ditës së sotme Cakaj u takua veç e veç me të gjithë liderët e partive politike shqiptare që janë pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi, me të cilët bashkëbisedoi rreth listës së përbashkët për zgjedhje parlamentare të Serbisë.
Gent Cakaj sipas agjendës së tij , do të takohet edhe me shoqërinë civile që vepron në Luginë të Preshevës.


Kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Jashtme në Luginë të Preshevës…

/Nacionali/

Previous Ministri Zemaj porositë qytetarët të jenë më të kujdesshëm !
Next Bari artificial për stadiumin e Qytetit në Preshevë

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *