Ndizet deponia e mbeturinave të qytetit të Preshevës


Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, nga persona të panjohur është përfshirë në flakë deponia e mbeturinave të qytetit të Preshevës, ku tashmë flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë të deponisë.

Edhe pse deponia ka edhe kamerat e sigurisë, nuk kanë arritur të regjistrojnë zjarrvënësit, pasi flakët e para janë vërejtur nga pjesa e pasme në thellësi të pa kapshme për kamerat.

Stafi dhe punëtorët e NP Moravica, ekipi i zjarrëfikseve, si dhe përfaqësuesit e komunës kanë dalur në vend të ngjarjes dhe kanë marrë masa për organizimin e fikjes së zjarrit.

Nuk është hera e parë që deponisë së qytetit në Preshevë i vihet zjarri nga persona të panjohur…

/Nacionali/

Previous Fillon mirembajtja varrezave të qytetit në Preshevë...
Next Iniciativa :"Shtëpia e Shëndetit në Preshevë të emërtohet: ‘Doktor Reshat Ymeri’!"

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *