Infeksioni nga virusi korona u konfirmua të hënën në 12 banorë të tjerë të komunës së Bujanocit, sipas të dhënave të Qendrës Shëndetësore.
Disa pacientë të rinj u shtruan në spital në Vranjë, dhe ka edhe nga ata me simptoma të buta të cilëve iu dha izolimi në shtëpi.
Sipas fjalëve të drejtoreshes të Qendrës Shëndetësore, Dr.Lela Jovanoviq, ne jemi duke pritur për rezultatet e testit për 11 persona të tjerë.
Edhe në komunën e Preshevës situata epidemiolgjike nuk është e mirë, ka raste të të infektuarve dhe të atyre rasteve të izoluara, të cilët mundohen që me vetizolim ta kalojnë këtë Pandemi.
Thirrja e dy drejtorëve të dy shtëpive të shëndetit në Preshevë dhe në Bujanoc është që personat që kanë shenja më të njohura të cilat qojnë deri te infektimi me këtë virus të lajmërohen në qendrat ambulantore për t’u tranfesruar mandej në Covid spitalin në Banjën e Bujanocit
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve, spitali rehabilitues në Banjën e Bujanocit është që nga sot një spital kovid dhe do të pranojë pacientë nga Bujanoci dhe Presheva, që kanë një pamje klinike më të lehtë.
/Nacionali/
No Comment