Në ambientet e Universitetit Internacional të Novi Pazarit- dega në Preshevë u përurua libri i autorit, Prof. dr. Shefki Selami, me titull “Menaxhimi i shkollës” në komunën e Tetovës.
Për librin, në mungesë të redaktorit prof. dr. Tarik Obraliq, recensionin e lexoi moderatorja e Manifestimit.
Për t’i përshëndetur të pranishmit , në foltore dolën: Kujtim Sadriu, koordinator i Universitetit dega në Preshevë, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, Bilall Maliqi, kryetar i Sh Sh “Feniks” (Luginë e Preshevës).
Në fund të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje edhe autori i librit, i cili më pastaj ndau mirënjohje për Bilall Maliqin, kryetar i Sh.Sh “Feniks”, për z. Kujtim Sadriu, koordinator i Universitetit, dega në Preshevë, z. Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK, profesorit të muzikës Shkodran Aliu dhe RTV Presheva.
Edhe kryetari, Bilall Maliqi, në emër të Sh.Sh. “Feniks” e nderoi me mirënjohje për bashkëpunim z. Shefki Selamin dhe Shoqatën që ai e drejton.
Ora letrare…
Pas përurimit të librit, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në kuadër të Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës, mbajti orë letrare në të cilën morën pjesë dhe lexuan këta poetë:
Shaip Emërllahu, Hysen Këqiku, Avni Shaqiri, Nehat Ramizi, Jalldëze Kasumi, Hyrije Jusufi, Valbona Hasani, Marigona Fejzullahu-Salihi, Emine Murseli, Tomor Kelmendi, Selajdin Salijesor, Maida Salihu dhe Elton Mehmeti.
Në fund të aktivitetit u shtrua një koktel rasti nga Universiteti- dega në Preshevë…
/Nacionali/
No Comment