Në Serbi nataliteti tani vazhdon të jetë në rënie e sipër, Serbia çdo vit po humb rreth 37 mijë banor ka thënë demografja Danica Shantiq, e cila gjithashtu potencoi se në Serbi jetojnë më pak se 7 milion banorë !
Në intervistën e dhënë në Radio Televizionin e Serbisë, Danica Shantiq deklaroi që ky trend ka qenë në një rritje të lehtë vitet e fundit, në vitin 2016 dhe 2017 numri i lindjeve ka qenë rreth 160 mijë, kurse për vitin 2018 është pritur pak më shumë sesa aq.
Ndër të tjera Danica Shantiq shtoi se kjo është mirë, por nuk është mjaftueshëm sepse numri i të vdekurve prej vitit në vit shkon duke u rritur. Serbia çdo vit humb rreth 37 000 banorë. Ajo deklaroi sipas të dhënave nga zyra e statistikave në Serbi jetojnë më pak se 7 milion banorë, që nuk është konfirmuar në kohën e fundit.
Në vitin e kaluar lindjet e bebeve kanë qenë 63 000 kurse kanë vdekur 103 000 njerzë, që është një trend në gjithë regjionin, ka deklaruar Shantiq. Parashikimet e kombeve të bashkuara ndër të tjera thonë se në situatë më të rënd në këtë aspekt është Bullgaria e cila deri në vitin 2040 do të humb 40% të numrit të popullsisë.
Në Serbi mosha mesatare është 43 vite.
Shantiq ka thënë se Serbia është njëra nga shtetet me e popullsinë më të vjetër në botë. Me fjalë të tjera Serbia duhet të ketë presekun 2,1 të fëmijëve të lindur që të qëndroj në këtë pozitë në të cilën gjindet. Me këtë problematikë më shumë se një dekadë negative të lindjeve është përballur edhe Vojvodina që nga viti 1989. Beogradi është njëri nga regjionet në Serbi i cili ka rritje të popullsisë duke falënderuar imigrimit , kurse asnjëra nga komunat e Beogradit nuk kanë natalitet pozitiv, ka përfunduar demografja Danica Shantiq.
No Comment