Nga nëntori, studentë nga Bujanoci praktikant në Ministrinë e Drejtësisë në Republikën e Kosovës


Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi përmes një postimi në Facebook.

Ai mes tjerash ka thënë se ” E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë.”

Pas pranimit të angazhimit të praktikantëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, ky është hapi i dytë në këtë drejtim nga ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Selim Selimit:

Që nga fillimi i muajit nëntor krejt këta studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve tona për mbështetjen e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë.

Previous Reagime të shumta në Twitter pas fjalimit të Shaip Kamberit në parlament
Next "Shaip Kamberi dje në Kuvendin e Serbisë bëri historinë!"

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *