Radikalizmi dhe ekstremizmi janë fenomene të cili po e prekin me të madhe botën viteve të fundit. Këto fenomene të cilët dikur shiheshin vetëm si raste të izoluara nëpër vende dhe regjione të caktuara por viteve të fundit po marin shtrirje më të gjerë.

Edhe pse ekstremizëmi dhe radikalizmi nuk janë fenomene fort të theksuara tek ne por siç kanë treguar përvojat e vendeve tjera asnjë vend apo regjon nuk mundet të jetë imun nëse nuk punohet në parandalimin e tyre.
Për këtë arsye sot në Bujanoc u mbajt puntoria nacionale me temën “Shoqëritë civile në parandalimin e ekstremizimit dhe radikalizmit”. Në këtë puntori sot ishin pjesëmarrës shumica e organizatave jo qeveritare si dhe një numër i madhë i shkollave të komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Duke qenë të vetëdijshëm se luftimi i këtyre fenomene të dëmshme për ç’do shoqëri kërkon një angazhim më të gjerë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, në këtë puntori ndër tjerat fokus i veçantë ju kushtua :- Rolit të femrës në shoqërinë civile- Roli i të rinjëve- Roli i OJQ-ve- Roli i bashkësive fetare- Roli i liderëve etj…
Kjo puntori nacionale është pjesë e projektit “Bashkësia në vend të parë” që realiziohet nga Qendra Kulturore “DamaD” nga Novi Pazari.
Vlen të theksohet se kjo puntori u përshëndet edhe nga Ragmi Mustafa në cilësin e Kryetarit të Këshilli Nacional Shqiptarë me një fjalë rasti.
/Nacionali /
No Comment