Përurohet libri “FOLEJA E LUMTURISË” e autores Anika Saiti.


Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u përurua libri me poezi i autores Anika Saiti” me titull “Foleja e lumturisë”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

Ky përurim u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Përurimin e udhëheqi kryetari i ShSh “Feniks” Bilall Maliqi, njëherit redaktor i librit. Për t’i përshëndetur të prenishmit dhe autoren, fjalën e mori drejtori i Bibliotekës, z. Reshat Neziri, i cili në emër të institucionit që e udhëheq i përshëndeti të pranishmit dhe e uroi autoren për librin, njëherit i dëshiroi suksese në krijimtari letrare.

Edhe drejtoresha e shkollës “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, zonja Fitore Sahiti, i përshëndeti të pranishmit dhe Anikës i dëshiroi suksese në krijimtari letrare. Po ashtu kujdestarja e klasës e uroi Anikën për librin.

Për librin foli redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili dhe një vështrim të shkurtër për librin dhe e inkurajoi autoren të vazhdojë të shkruaj dhe të japë kontributin e saj edhe në Shoqatën “Feniks”.

Në shkrimin e saj  recensentja e librit, poetja, Marigona Fejzullahu-Salihu, çmoi punën e saj krijuese në këtë libër.

Edhe lektori i librit, Mr. Shefat Ademi, në cilësinë e redaktorit gjuhësor foli për librin dhe për vlerat e saj.

Pati edhe reciutime poezish nga libri i autores.

Pjesa tjetër ishte rezervuar për orën letrare në të cilën morën pjesë dhe lexuan poetët, anëtarë të ShSh “Feniks” : Bilall Maliqi, Havushe Kasumi-Ahmeti, Jalldëze Kasumi, Nehat Ramizi, Elton Mehmeti, Maida Salihu, Rumejsa Jakupi dhe Anika Saiti.

/Nacionali/

Previous Të shtunën në Preshevë përurohet Libri “FOLEJA E LUMTURISË”.
Next Edhe vaksinimi i popullatës transferohet në Stacionin Hekurudhor

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *