Puna e deritashme dhe planet e vitit 2020 të Komisionit për Arsim në kuadër KKSH


Në një intervistë me Nacionali.info, kryetarja e Komisionit për Arsim të Këshillit Kombëtar Shqiptar, znj. Flora Hida, flet për arsimin në Luginën e Preshevës, angazhimet e Komisionit, reformën në arsim e plane programet për shkollat në gjuhën shqipe.

Nacionali: Znj.Hida, Si e vlerësoni për një viti funksionimin e Komisionit tuaj që e drejtoni në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar ?

Duke pasur parasysh problemet e shumta që janë akumuluar ndër vite sa i përket arsimit në gjuhën shqipe,  na ka pritur  një punë e madhe sa i përket Komisionit që unë përfaqësoj. Gati një vit që nga marrja e detyrës ,duke filluar nga angazhimet ,detyrat ,realizimet e hartimeve të planprogrameve e deri te takimet me përfaqësues ndërkombëtar punëve te ndryshme ne këshill ,mund te them se funksionimi është në nivel. Kemi bërë punë të shkëlqyer sa i përket reformave në planprogramin arsimor, ku deri më tani kemi qenë në hap me kërkesat nga Ministria e Arsimit, dhe kemi kryer të gjitha detyrat që ka marrë Komisioni për Arsim dhe KKSH .

Gjithashtu, hap i rëndësishëm është bërë edhe në procesin e sigurimit të teksteve  mësimore në gjuhën shqipe, ku tani më kjo  çështje është ngritur në nivel të takimeve të ministrive të arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, ku me kërkesë të KKSH, përpos teksteve mësimore do diskutohet dhe për trajnimin e mësimdhënësve dhe nostrifikimin e diplomave .

Shfrytëzoj rastin të i falënderoj edhe anëtarët e tjerë të komisionit, përfaqësuesit dhe administratën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për punën e bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë këtij viti..   

Çka konsideroni me prioritet në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Komisionit që drejtoni?

Sigurimi i teksteve mësimore shihet padyshim si prioritet mbi prioritetet nga Komisioni për Arsim dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ,hartimi i planprogrameve sipas normave apo programeve te reja për avancimin e organizimit te mësimdhënies. Themelimi i rrjetit të mësimdhënësve të Luginës së Preshevës, trajnime për përgatitje të kuadrave të reformave të reja në arsim kurikula ,ngritja e niveleve  të kompetencave tek nxënësit për arritje të njohurive reja (inovacione) shihen si gjithashtu si prioritet

              

Cilat janë planet për vitin 2020-të?

Puna konsistente, duke u angazhuar në përmirësimin e gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe, do jetë në fokus edhe për vitin 2020,gjithësesi. Ndihma në  sigurimin e teksteve mësimore ne gjuhën shqipe, si një problem që po vazhdon të na ndjekë ndër vite, hartimi i planeve konkrete, detyrave vjetore  për arsim cilësor duke bashkëpunuar me institucionet shkollore ,drejtorët dhe aktivet e shkollave .Organizimi i trajnimeve dhe seminareve për mësimdhënësit, shqyrtimin e mundësisë së aplikimit në ambasadat dhe organizatat e huaja për përmirësimin e infrastrukturës nëpër shkollat shqiope, si dhe projekte tjera në përputhshmëri me reformat e procesit  arsimor do jenë në fokus të Këshillit Kombëtar Shqiptar…

Ju faleminderit.

/Nacionali/

Previous KKSH memorandum me OJQ-të
Next Aktivitetet e realizuara nga Shoqata Kulutrore ”Dituria” në Bujanoc gjatë vitit 2019

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *