Në rrugën e Llapincës, përkatësisht në rrugën që lidhet me rrugën e gurëthyesit që ka dalje për në Stacionin Hekurudhor, disa puseta të kanalizimit janë të hapura, si pasojë e vjedhjes së kapakëve nga njerëz të papërgjegjshëm.

Edhe pse kjo lagje nga godina e Universitetit Internbacional të Novi Pazarit-dega në Preshevë e më tutje është më pak e frekuentuar nga njerëzit, por prapëseprapë është rrezik për ndonjë kalimtar apo ndonjë kafshë që frekuenton fushave apo përskaj kësaj rruge e cila në të ardhmen do jetë arteria kryesore e qytetit.
Këtyre pusetave duhet t’u venbdosen kapakët dhe në të ardhmen duhet të ketë kontroll nga njerëzit kompetentë, në mënyrë që të parandalohen vjedhjet e këtyre kapakëve…!

/Nacionali/
No Comment