Shteti ka paguar së fundmi 20 euro ndihmë financiare për qytetarët dhe ka mbyllur paketën e tretë të mbështetjes, por paratë e reja duhet të priten nga janari. Përveç ndihmës financiare një herë, duhet të mbështeteni edhe në rritje të rregullta, si për pensionet, ashtu edhe për pagat.
Praktikisht kjo do të thotë se 500 mijë persona të punësuar në sektorin publik do të marrin rrogë. Megjithatë, nuk do të jenë të njëjta për të gjithë sepse pagat e punonjësve në shërbime sociale, shëndetësi dhe ushtri do të rriten me rreth 8 për qind dhe punonjësve të tjerë në sektorin publik me rreth 7 për qind, raporton, Portali Alo!.
Për shembull, atyre që fitojnë 60.000 dinarë në shëndetësi apo në ushtri vitin e ardhshëm do t’u rritet rroga për 4.800 dinarë, ndërsa për një infermiere, e cila këtë vit kishte të ardhura rreth 50.000 dinarë, do t’i rritet për 4.000 dinarë.
Gjendja është disi ndryshe me të punësuarit në arsim, pagat e të cilëve mesatarisht janë rreth 60 mijë dinarë, ndërsa vitin e ardhshëm do të fitonin 4200 dinarë më shumë.
Ndërsa për më të moshuarit, të gjithë 1.7 milionë pensionistët, nga janari pritet një rritje lineare e pensioneve me rreth 5.9 për qind. Meqenëse pensioni mesatar është 29.400 dinarë, kjo shumë do të rritej për 1.700 dinarë, pra të ardhurat do të ishin 31.100 dinarë.
Ata me pensione më të larta do të bëjnë më mirë, por nuk janë shumë. Llogaritja tregon se numri më i madh i pensionistëve, duke marrë parasysh të ardhurat e tyre, do të kenë më shumë se 900 dhe 1200 dinarë në portofolin e tyre. Në këtë përllogaritje kemi ardhur duke u bazuar në faktin se numri më i madh i pensionistëve në Serbi (rreth 17 për qind e tyre) kanë një pension prej 15.000 deri në 20.000 dinarë.
Kjo përqindje e rritjes së pensionit është llogaritur sipas “modelit zviceran”, i cili në Serbi është në fuqi që nga janari i vitit të kaluar. Sipas atij modeli, rregullimi i tyre bazohet në 50 për qind inflacion dhe 50 për qind rritje të pagave mesatare.
Përveç kësaj, pensionistët në muajin shkurt duhet të presin një ndihmë financiare të njëhershme prej 20 mijë dinarë ose rreth 170 euro. Të gjithë pensionistët e Republikës së Serbisë kanë të drejtë në këtë shumë, pavarësisht nga pensioni i tyre mujor.
/Nacionali/
No Comment