SHKA “PRESHEVA” në festivalin e Prizrenit…


SHKA “Presheva” në Preshevë do të marrë pjesë në Festivalin “Kënga qytetare na bashkon” në qytetin e Prizrenit.

Ky Festival mbledh edhe shoqëri të tjera kulturore dhe artistike, të cilat do të performojnë gjatë këtij Festivali dhe do të prezantojnë qytetet nga vijnë.

Kryetari i SHKA “Presheva” në Preshevë, z. Bashkim Halimi, në faqen e tij të fb-së, bëri të ditur pjesëmarrjen e shoqërisë që ai e drejton.

Në njoftim thuhet:

Më 23 dhe 24 janar 2021 mbahet Festivali ,,Kënga qytetare na bashkon” në Prizren  ku pjesëmarrës janë: SHKA ,,Presheva ,, ,Qendra Kulturore ,,M.Tutiliani” Berat , SHKA ,,XH.Zeqiri” Tetovë ,Grupi ,,Marinari”, Ulqin dhe nikoqiri SHKA ,,Agimi”  Prizren…

/Nacionali/

Previous Të hënën nis “KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS” për vitin 2021
Next Shkrimtari Bilall Maliqi dhuron 30 tituj të librave Bibliotekës së shkollës në fshatin Zhunicë të Preshevës…

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *