Shkrimtari Bilall Maliqi dhuron libra SHMT “Presheva” në Preshevë…


Në vazhdën e aksionit për dhurim të librave nga biblioteka e tij personale, shkrimtari, Bilall Maliqi dhuroi  20 tituj të librave të autorëve të ndryshëm, kësaj radhe SHMT “Presheva” në Preshevë.

Librat i pranoi drejtori i shkollës z. Telat Arifi, i cili e falënderoi shkrimtarin Maliqi për dhurimin e librave dhe për pasurimin  me tituj të rinj të bibliotekës së shkollës që ai e drejton.

Në anën tjetër shkrimtari Bilall Maliqi, u shpreh se edhe në të ardhmen do të dhuroj tituj të librave edhe për biblioteka të shkollave të tjera të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës…

/Nacionali/

Previous Koncerti në sheshin e Preshevës…
Next Përurohen librat e avokatit Ejup Kamberi

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *