SHKRIMTARI NGA PRESHEVA FITUES I ÇMIMIT TË MADH “ABDULLA THAÇI”


Në 75 vjetorin e Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, u mbajt Manifestim tradicional, me pika muzikore dhe valle nga nxënësit e shkollave të Prizrenit, si dhe u përurua libri me poezi e prozë “Ngjyrat e vargut” në të cilën janë përfshirë poezitë dhe prozat e konkurruesve të konkursit letrar që e hapë çdo vit Biblioteka dhe mbahet në çdo 20 dhjetor.

Pjesë e këtij Manifestimi ishte edhe shpallja e fituesve të sivjemë të konkursit anonim letrar. Sipas drejtoreshës së Bibliotekës, zonjës Sahadete Sadikaj-Kukaj, kishin konkurruar më shumë se 200 krijues nga të gjitha trevat shqiptare, ku çmimim kryesor të parin “Abdulla Thaçi” e fitoi shkrimtari nga Presheva Bilall Maliqi.

Sipas saj ky çmim me vlerë të veçantë shkoi në Preshevë dhe e fitoi një shkrimtar me vlera të qëndrueshme artistike.

Të gjitha punimet e konkurruesve në konkursin anonim letrar, u botuan në një botim vjetor të bibliotekës me titull “Ngjyrat e vargut”…!

Previous KOMUNA E BUJANOCIT, NESËR ORGANIZON DEBAT PUBLIK PËR BUXHETIN KOMUNAL TË VITIT 2020
Next Filmi përfaqësues i Kosovës për "Oscars", u shfaq sonte në Bujanoc

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *