Shoqata e shkrimtarëve “FENIKS”, shënon 7 Marsin – Ditën e Mësuesit në Medvegjë…


Me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit, Karvani i Shkrimtarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, vizitoi shkollat dhe mbajti orë letrare në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Medvegjës.
Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “FENIKS” (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc)
Bilall Maliqi (kryetar), Rexhep Abazi (zv/kryetar), Rrahman Hyseni (anëtar i kryesisë) dhe anëtarët e Shoqatës,lexuan poezitë e tyre para nxënësve në sh.f. “Banja e Sijarinës, Sijarinë, sh.f. “Zenel Hajdini”, Tupallë, sh.m.t “Nikolla Teslla” në Medvegjë dhe sh.f. “Gornja Jabllanica” në Medvegjë.


Në të gjitha shkollat poezitë e tyre i interpretuan poetët:
Shaan Emini, poet, Njazi Kastrati,poezi, Rexhep Abazi, poet, Rrahman Hyseni, poet dhe Bilall Maliqi, poet.
Para nxënësve u fol per rëndësinë e 7 marsit nga prof. Rexhep Abazi.
Në të gjitha shkollat e lartpermendura lexuan edhe nxënësit e shkollave te lartpermendura të cilët I dhanë shije orëve letrare.


Vlen të theksohet se ka shtatë vite që Karvani I Shkrimtarëve I Lugines mban orë letrare në shkollat e Medvegjës, ne cdo 7 mars.
Diciplina e nxënësve ishte në nivelin e duhur.
/Nacionali/

Previous Shpallen zgjedhjet lokale
Next Shtyhet premiera e shfaqjes “PARAJA”

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *