Manifestimi i paralajmëruar “Festa e Plisit të bardhë” i cili duheshte të mbahej së pari më datë 19 korrik 2020, për të cilin kishin ra dakord shoqatat përkrahëse të këtij aktivitetit si: Shoqata e Trashëgimisë dhe krijimtarisë kulturore e Luginës, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, Luginë e Preshevës. SHKA “Presheva” në Preshevë, Shoqata e Bjeshkatarëve “Ostrovica” në Preshevë, Shoqata e fëmijëve me të meta në zhvillim, u shty për të parën herë, pasiqë në takimin që kryetarët e këtyre shoqatave kishin me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, u vendos që ky manifestim i rëndësishëm të mbahet në patronatin e komunës së Preshevës në bashkërendim me Shoqatat joqeveritare të lartcekura, ku do të zhvillohej në një datë ku ishte caktuar edhe takimi i unionit të kryetarëve të komunave të rajonit, e që ky aktivitet ishte paraparë të mbahet më 25 korrik u shty për një kohë të pacaktuar.
Ky aktivitet u shty për shkak të situatës së jashtëzakonshme që për shkak të Pandemisë COVID 19.
/Nacionali/
No Comment