Fshati Corroticë, në mesin e shumë objekteve muzeale, në gjirin e saj ka pasur objekte kultuore e fetare, që kanë shërbyer për mësimin e nxënësve me baza kombëtare e fetare.
Njëra prej këtyre monumenteve kulturore, ka qenë edhe Mejtepi, i cili ka shërbyer për të mësuar ritet fetare nga hoxhallarët e këtij fshati, por siç rrëfejnë të moshuarit e këtij fshati, se në këtë Mejtep, kanë mësuar edhe nxënësit lëndët mësimore, deri kur është hapur edhe shkolla fillore e fshatit.
Ky monument, i vendosur në Lagjen ( mëhallën) e Estrefëve, tashmë është prishur dhe nuk ekziston fare që nga pas lufta, ku në vend të saj janë ngritur objekte të reja, dhe park për rekreacionin e fshatarëve.
Mjerisht kohëve të fundit, në vendin tonë objekte të tilla kanë filluar të zhduken, që për ne mëton të jetë katastrofale.
No Comment