Cakaj: KKSH me fushatë jashtëzakonisht të vyer për mbledhjen e të dhënave personave me adresë të pasivizuar


Gent Cakaj, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka lavdëruar iniciativën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për mbledhjen e të dhënave të personave të cilëve u janë pasivizuar adresat në Luginë të Preshevës.

Ky është postimi origjinal i tij:

Këshilli Kombëtar Shqiptar këto ditë ka ndërmarrë një fushatë jashtëzakonisht të vyer për mbledhjen e të dhënave personale për gjithë shqiptarët me adresa të pasivizuara në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë 🇦🇱.

Për këtë arsye, veçanërisht këto ditë kemi ruajtur komunikim të ngushtë me Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e kësaj nisme.

Dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës. Ndaj, ju lutemi të gjithë qytetarëve të cilëve u janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë.

Ne do vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me veprime konkrete politike, institucionale dhe diplomatike për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës 🤝!

/Nacionali /

Previous Hashim Thaçi, portret në dru nga artisti Tërnocas, Nagip Taipi (Tashi)
Next Është vendosur se kush janë personat e parë që do vaksinohen në Serbi, nga fillimi i javës së ardhshme!

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *