Në tre ditë nga fillimi i vaksinimit kundër kovidit në Bujanoc, 195 persona morën vaksinën dhe siç u njoftua më parë, vaksinimi vazhdon gjatë fundjavës.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore, Dr. Daliborka Pavloviq, kërkoi durimin e qytetarëve që vijnë për t’u vaksinuar.
Administrata cakton takimet për qytetarët në interval prej 5 minutash, gjë që çon në krijimin e një turme, dhe qytetarët janë të indinjuar për shkak të kësaj dhe na tregojnë mesazhe me takimet e planifikuara. Unë u kërkoj atyre durim dhe mirëkuptim, sepse është fizikisht e pamundur të respektohet çdo term në një minutë – thotë, Dr. Pavloviq.
Pika për imunizim kundër kovids për komunën e Bujanocit është në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik, dhe sot ka rreth pesëdhjetë persona në listë për vaksinim.
Edhe në komunën e Preshevës ka filluar viksinimi i qytetarëve me vaksina kundër kovidit, ku qytetarët e lajmëruar përmes linkut, i marin vaksinat e tyre, kuptohet me përzgjedhjen e tyre se cilën vaksinë duan ta marrin.
Në Preshevë dhe në Bujanoc interesimi për ta marrë vaksinbën anti kovid është i kënaqshëm…
/Nacionali/
No Comment