Lajmet më të fundit

Në Preshevë, shënohet Dita e Bibliotekës “MEHMET JUSUFI”…
Në Amfiteatrin e Bibliotekës, në Preshevë, u shënua dita e Bibliotekës “Mehmet Jusufi”. Ky aktivitet u shënua me ngjarjekulturore, si: ekspozita kolektive e artistëve nga Lugina e Preshevës, si dhe përurimi i librit të autorit nga Presheva, mr.Shkëlzen Limani, me titull “Në malin e shpirtit të shqiptarëve”. Për ditën e Bibliotekës, foli drejtoresha e këtij institucioni, zonjaMimoza Saqipi, e cila fillimisht i përshëndeti të pranishmit, duke iu dëshiruar mirëseardhje. Po ashtu ajo foli për këtë ditëme rëndësi për bibliotekën, duke folur për historikun dhe përaktivitetet që janë zhvilluar dhe që zhvillohen në të ardhmen nëinstitucionin e saj. Në këtë aktivitet kishte mysafirë special nga Shqipëria e Kosova, e në veçanti Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njëkohësisht, Kryetar iKëshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i cili mbajti një fjalim para tëpranishmëve. Për t’i përshëndetur të pranishmit, doli edhe kryetari i komunës, z. Shqiprim Arifi, i cili foli për bashkëpunimin në mesBibliotekës dhe komunës që e drejton. Në këtë eveniment u përurua libri i mr. Shkëlzen Limani, me titull me titull “Në malin e shpirtit të shqiptarëve”. Për librinfoli recensenti i librit. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita kolektive e artistëvenga Lugina si: Shqiprim Fejzullahu, Pashije Murseli, LeonetaAbdyli, Mesud Kurtishi, Fitore Fejzullahu dhe ValmireFejzullahu. /Nacionali/

Fillon ditari elektronik në të gjithë shkollat në Serbi
Viti 2022 ka sjellur një risi në sistemin arsimor, ku bëhet fjalë për ditarin elektronik, ku mësimdhënësit do të përdorin atë duke klikuar më “Es Dnevnik”.rs. Mësimdhënësit, janë të obliguar që këtë ditar ta përdorin çdo ditë duke mbajtur evidencë për mbarvajtjen e procesit edukativo-arsimor, i njejtë sikurse ditari që e përdorën deri vitin e …