Z/v Kryetari i Komunës së Bujanocit në pikën kufitare “DHEU I BARDHË”!


Z/v kryetari i komunës së Bujanocit z. Shqiprim Musliu, sot ka dalur në pikën kufitare me Republikën e Kosovës në “Dheu i Bardhë” , për ta parë më përsëafërmi rrjedhën e situatës së krijuar dhe për t’u njoftuar nga dora e parë lidhur me pretendimet se Qeveria e Kosovës nga data 30 korrik do të kërkoj teste të COVID për qytetarët e Setrbisë, përkatësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe se aty iu tha se qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm, pa ndonjë kufizim.

Ja edhe postimi i plotë i z/v., të komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliut:

Pas situatës së krijuar në lidhje me moslejimin e kalimit të qytetarëve të Luginës në Kosovë, e kemi konsideruar veten të obliguar të interesohemi maksimalisht deri në sqarimin e plotë të situatës. Me këtë rast, e kemi parë të udhës që të dalim në pikëkalimin te Dheu i Bardhë, për të marrë informacione rreth kësaj situate. Na konfirmuan se vendimi i qeverisë do të interprerohet drejtë dhe qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm pa ndonjë kufizim.

/Nacionali/

Previous Iniciativë nga disa aktivist, mërgimtar e biznismen - Maska për Luginën-
Next Ministri Zemaj: Nuk kërkohen testime nga bashkëqytetarët tanë në Luginë të Preshevës

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *